Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javës

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 38 gradë Celsius.

Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët në disa rajone me temperaturen minimale rreth 15 apo 16 gradë Celsius, por në zonat e nxehta mund të kemi natë tropike ku temperatura minimale nuk zbret nën 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Dielen pritet të ketë mot me diell dhe shumë të nxehtë veror. Temperaturat në shumë zona që tradicionalisht janë të nxehta do të arrijnë deri në 38 apo 40 gradë Celsius. Mund të ndodhë edhe ndonjë gradë më lartë.

Fillimi i javës së re nuk pritet të kemi ndonjë ndryshim të kushteve të motit. Do të vazhdojë nxehtësia apo vapa verore dhe thatësia apo mungesa e reshjeve atmosferike./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Kroacia nga 1 janari me shërbim të detyrueshëm ushtarak