Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javës

Sot në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë veror dhe me stabilitet të plotë atmosferik. Vranësirat do të jenë të pakta dhe të lokalizuara ndërsa vonë pasdite vetëm në disa zona malore mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu nme ndonjë bubullimë.

Temperaturat maksimale 36 në Kosovë, 38 në Shqipëri, 40 në Maqedoninë Veriore, 37 në Luginë të Preshevës dhe 38 në Mal të Zi.

Të hënën do të vazhdojë mot kryesisht me diell, kurse priten ulje krejtësisht të lehta të temperaturave. Pasdite vonë në disa zona kodrinore-malore parashihen zhvillime konvektive dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe të izoluara pritenë fillimisht në jug të Shqipërisë, pastaj në lindje të vendit, tutje në disa vise kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut dhe në juglindje të Republikës së Kosovës. Në viset tjera kryesisht thatë dhe pa zhvillime, me ndonjë përjashtim të pa rëndësishëm.

Nga e marta zhvillimet e izoluara do të jenë paska më të përhapura, ndërsa temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje më të ndjeshme, por ende mbetet nxehtë. Vende-vende mund të ketë zhvillime dhe ndonjë shtrëngatë të fuqishme, të izoluar verore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vetura “fluturoi” nga mbikalimi në Tiranë, dy vajza mbesin të vdekura, tre të plagosur