Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javës
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe pritet të fillojë vala e parë e nxehtësisë tropikale për këtë sezonë sepse temperatura maksimale në Dukagjin mund të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
Gjatë dites mund të ketë zhvillime të vranësirave, por kryesisht pa kushte për reshje apo mund të ndodhë ndonjë rrebesh tërësisht i izoluar në disa zona malore.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror. Gjatë dites apo pasdite do të ketë disa zhvillime të vranësira, ndërsa rrebesh shiu mund të ketë në zonat malore sidomos në Mal të Zi dhe aty-këtu në ndonjë rajon tjetër. Në përgjithësi pritet mot stabil.
Nga e marta na pret mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Temperaturat në Kosovë pritet të arrijnë dhe kalojnë mbi 30 gradë Celsius. Po ashtu edhe në shumë pjesë tjera të viseve tona dhe në rajon. Pasditeve rrallë në disa zona kryesisht malore mund të ketë ndonjë zhvillim të rrallë të ndonjë rrebeshi të izoluar. Të Enjten pasdite mund të ketë zhvillime paksa më të përhapura, por prapë mbesin pothuajse të izoluara./MeteoBallkan