Parashikimi i motit për sot dhe ditëve tjera

Sot pritet të kemi mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje, por mëngjesi do të jetë dukshëm i freskët. Minimalja rreth 12 gradë C., kurse Maksimalja deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje edhe në ato zona që u freskuan nga fronti i ftohtë, por mëngjesi do të jetë i freskët në viset kontinentale.

Ditëve të ardhshme na pret mot edhe më i nxehtë, pra na pret vala më e re e nxehtësisë verore, plotësisht normale për këtë periudhë kohore. Rrebeshe të pakta, të izoluara mund të kemi të hënën pasdite vonë ndërsa temperaturat shënojnë ulje të lehta vetëm në disa rajone./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Hajnat plagosin një polic në Zllakuqan