Parashikimi i motit për sot dhe ditëve tjera
Sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira më të shpeshta të cilat do të zhvillohen duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Temperatura maksimale deri në 25 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta. Pasdite priten zhvillime të forta të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ndodhë ndonjë shtrëngatë e fuqishme me breshër.
Mot mjaft jo-stabil (sidomos pasditeve-mbrëmjeve) do të mbajë edhe të mërkurën, të enjten dhe eventualisht edhe të Premten, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Për fundjavë dukshëm më ngrohtë dhe më shumë diell./MeteoBallkan