Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot i freskët, me vranësira e intervale kohore me diell.

Herë pas here në disa vise priten reshje të dobëta shiu e në viset malore reshje të dobëta bore. Temperaturat pritet të luhaten nga -1 deri në 12 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell e vranësira të shpeshta lokale. Në disa vise priten reshje të dobëta atmosferike, ndërsa rrymimet ajrore do të jenë kryesisht nga veriperëndimi dhe veriu.

Nga e Enjta do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu, jugperëndimi dhe juglindja dhe kjo nënkupton dominim i plotë i rrymimeve ajrore nga jugu dhe po ashtu kjo nënkupton se nuk ka asnjë gjasë për ndonjë depërtim të ajrit të ftohtë polar gjatë muajit Shkurt. Temperaturat do të rriten, por edhe vranësirat do të shtohen.

Reshje lokale dhe rrebeshe lokale fillimisht priten në Shqipëri dhe Mal të Zi, pastaj nganjëherë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Doarsa Kica, aderimi i vitit për LDK-në – sa deputetë i ka tash partia më e vjetër në vend