Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot do të mbajë mot pak më i ftohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa zona do të kushtëzojnë reshje apo rrebeshe lokale shiu, ndërsa në zonat e larta malore priten reshje kalimtare bore.
Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta për shkak të erërave veriore e veriperëndimore. Minimalja afërsisht 2 gradë Ceslius, ndërsa maksimalja mund të arrijë deri në 12 gradë Celsius.
Mot me vranësira e intervale kalimtare me diell nesër pritet edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Vende-vende priten riga kryesisht të dobëta shiu e në zonat malore fjolla bore.
Nga e mërkura na pret mot me intervale kohore me diell e vranësira të shpeshta lokale, por kryesisht pa reshje atmosferike. Temperaturat pas uljes së përkohshme do të fillojnë të rikuperohen sidomos afër fundjavës. Acari i mëngjeseve do të rikthehet, por nuk pritet acar i madh.
Shkurti po vazhdon me mot jashtëzakonisht “monoton” sidomos kur kemi të bëjmë me reshje të borës të cilat nuk duken fare në horizont edhe në ditët e mbetura të këtij muaji të “çuditshëm”./MeteoBallkan