Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me vranësira e ndonjë interval kohor me diell. Herë pas here lokalisht priten reshje bore të intensitetit kryesisht të dobët, por që mund të japin pamje mjaft të bukura për një interval të shkurtër kohor. Reshje bore normalisht priten kryesisht në zonat kodrinore-malore dhe rrallë në disa ultësira. Temperaturat pritet të lëvizin nga -2 deri në 4 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell e vranësira lokale. Reshje lokale bore priten vetëm në veri të Malit të Zi dhe disa zona kodrinore-malore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut afër kufirit me Kosovën. Reshjet do të jenë të pakta dhe sporadike. Në shumicën e territorin të Shqipërisë do të ketë mot me diell.

Edhe të hënën në disa zona të Kosovës do të ketë fjolla të herëpashershme bore dhe do të jetë relativisht ftohtë. Fjolla sporadike bore priten edhe në disa zona malore të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe në veri të Malit të Zi.

Nga e marta kthjellim i plotë i motit dhe temperaturat do të shënojnë rritje graduale, kurse në mes të javës priten rritje më të ndjeshme të temperaturave ditore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  20-vjeçari përdorues i drogës ushtron dhunë ndaj babait, tenton ta godas me bisht sëpate