Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me vranësira e në disa zona me ndonjë interval kohor me diell.

Vende-vende priten riga apo ndonjë reshje shiu sidomos në zonën e Dukagjinit. Në disa vise kodrinore-malore priten reshje afatshkurtra bore. Temperaturat do të lëvizin nga -4 deri në 8 gradë Celsius.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të shpeshta lokale shiu. Në viset malore reshje bore.

Vranësirat do të shtohen edhe në Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës. Në Mal të Zi priten reshje shiu e bore në viset malore, ndërsa në Luginë dhe Maqedoninë Veriore reshjet do të jenë të karakterit lokale dhe të pakta.

Të marten në Kosovë orëve të hershme të mëngjesit do të kemi ardhjen e frontit të ftohtë ajror dhe do të fillojnë reshjet e borës së bashku me erëra të ftohta nga veriu. Në viset tjera priten kryesisht reshje shiu e në zonat kodrinore-malore të rajonit reshje bore. Reshjet nuk do të zgjasin shumë. Pasditen e së martës reshjet pushojnë dhe moti stabilizohet.

Nga e mërkura erërat fillojnë përsëri të fryjnë nga jugu dhe temperaturat rriten. Priten intervale kohore me diell, vranësira e reshje e rrebeshe lokale shiu. Të premten kemi frontit e fuqishëm të ftohtë ajror me reshje bore në Kosovë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  E rëndë: 21-vjeçarja në Ferizaj tenton t’i japë fund jetës së saj, konsumon shumë ilaçe