Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë.
Pasdite parashihen zhvillime të vranësirave të cilat në disa rajone do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ato maksimale parashihet të arrijnë deri në 32 ose 33 gradë Celsius, ndërsa shënojnë ulje të përkohshme vetëm në ato zonat ku eventualisht do të ketë vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite përreth zonave kodrinore-malore priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive dhe parashihen rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Më në fund në tregun tonë. Një preparat natyral që përmirëson dëgjimin dhe është armiku më i madh i tringëllimë në veshët dhe infeksionet e veshit.
Të shtunën na pret mot i nxehtë, por jo-stabil. Përpos intervaleve të gjata kohore me diell, pasdite priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive dhe ndonjë shtrëngate e fortë lokale, por reshjet do të jenë të karakterit lokal. Temperaturat shënojnë ulje vetëm kohën dhe në zonat e rrebesheve të shiut.
Nga e diela na pret mot më stabil dhe kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale mbi 30 gradë Celsius, ndërsa rrebeshet e shiut do të jenë më të rralla dhe më të izoluara./METEOBALLKAN