Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot pranveror edhe pse jemi në fund të Dhjetorit. Mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë dhe me gjasa për mjegull nëpër disa lugina, ndërsa dita stabile, e ngrohtë dhe me diell. Temperaturat pritet të lëvizin nga -1 ajo minimale deri në 18 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë dhe me gjasa për mjegull nëpër disa lugina, ndërsa dita stabile dhe e ngrohtë sikur në pranverë. Temperaturat në Shqipëri pak mbi 20 gradë Celsius në zonat më të ngrohta të vendit.

Nga e marta na pret mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat shënojnë ulje të lehta, ndërsa mjegulla mund të fillojë të paraqitet më shpeshë sidomos nëpër lugina dhe disa ultësira./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Skandaloze: Ushtria e Kosovës merr pjesë në ceremoninë ku nderohen ushtarët serbë që pushtuan Kosovën