Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me vranësira lokale e intervale kohore me diell. Mëngjesi me acar dhe në disa zona me mjegull ose vranësira të ulëta.

Gjatë ditës me intervale kohore me diell e rritje graduale të temperaturave e cila ajo minimale mund të ulet deri në -6 gradë Celsius e ajo maksimale deri në 6 gradë Celsius. Në viset kodrinore- malore do të jetë dukshëm më ftohtë dhe acari do të jetë edhe më i fortë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell e vranësira lokale. Temperaturat nga -5 deri në 14 gradë Celsius. Në viset malore nga -14 deri në 0 gradë Celsius. Në mbrëmje fuqizim i sërishëm i acarit në gati tërë vendin.

Nga e hëna përmirësim i mëtutjeshëm i motit. Temperaturat do të fillojnë të rriten dhe acari do të fillojë të zbutet. I vetmi fenomen qo do të mund të ndalojë rritjen e temperaturave do të jetë mjegulla ose vranësirat e ulëta që do shkaktojnë inversion të temperaturave. Kjo ndodhë në rastin e anticikloneve të fuqishme, prandaj në fillim të javës së re temperaturat do të rriten, por do të jetë ftohtë në ato zona ku eventualisht do të kemi mjegull dhe vranësira të ulëta. Reshje atmosferike nuk do të ketë disa ditë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Municion i dyshimtë në Mitrovicë, KFOR ndërhynë në asgjësim të sigurt