Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot pothuajse i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu. Në disa vise priten intervale të shkurtra kohore me diell, ndërsa në zonat malore reshje të herëpashershme bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Në zonat malore reshje bore.

Reshje atmosferike priten edhe të enjtën. Në Kosovë shiu do të shndërrohet në borë në shumë zona, ndërsa në rajon kryesisht në viset kodrinore-malore. Reshjet nuk do të jenë të mëdha, por mund të krijojnë ndonjë shtresë dekorative në disa vise të Republikës së Kosovës.

E Premta e ftohtë, ndërsa reshjet do të pushojnë duke vazhduar vetëm në disa zona në sasi të pakta.

Për fundjavë na pret stabilizim i motit, por mbetet relativisht ftohtë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Paratë false i bëjnë telashe bankat në Kosovë – zbulohen tri raste në Prishtinë, Prizren e Mitrovicë