Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu, gjegjësisht ardhja e masave të ngrohta ajrore direkt nga Mesdheu dhe Afrika veriore. Në veriperëndim të vendit mund të ketë riga lokale shiu, ndërsa temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë priten riga kryesisht të dobëta shiu. Temperaturat shënojnë rritje të ndjeshme.

Mot mjaft i ngrohtë do të mbajë edhe të shtunën, ndërkohë që nga veriu afrohet fronti i ftohtë. Do të fryjnë erëra të ngrohta nga jugu, në viset bregdetare të Shqipërisë edhe të fuqishme.. Riga lokale shiu nganjëherë priten në Mal të Zi, veri të Shqipërisë dhe veriperëndim të Kosovës. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë mjaft të larta për këtë periudhë kohore deri në arritjen e frontit të ftohtë të dielën

Lexo edhe:  QMK: Qytetarët duhet të përgatiten për reshje të dendura bore