Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat pa ndonjë ndryshim, pra vazhdon vapa e fortë verore dhe vala e nxehtësisë. Minimalja pritet të zbres deri në 16 gradë Celsius, kurse maksimalet pritet të luhaten nga 34 deri në 38 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror.

Të Enjten do të kemi mot me diell por edhe me vranësira të cilat orëve të pasdites do të marrin karakter zhvillimi duke krijuar kushte për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, por kjo pritet të ndodhë vetëm në disa rajone si në jug të Kosovës, lindje dhe juglindje të Shqipërisë, perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe në pjesë të Malit të Zi. Temperaturat do të fillojnë të ulen dhe vranësira më të përhapura përfshijnë Shqipërinë, por rrebeshe priten vetëm në ato zona që i përmendëm më lart (zona kodrinore-malore) dhe rrebeshet do të jenë të karakterit lokal.

Moti kryesisht me diell dhe nxehtësi vazhdon në Kosovë edhe të Enjten me mundësi për vranësira lokale orëve të pasdites në Dukagjin.

Të Premten pak më freskët, por mbetet ende nxehtë. Përpos diellit priten edhe vranësira të herëpashershme, ndërsa rrebeshe apo stuhi të izoluara në pjesën jugore, qendrore dhe perëndimore të Shqipërisë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Zjarr i madh afër Manastirit të Deviçit, lokalizohet me ndihmën e NJSO-së dhe KFOR-it