Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet destabilizim i motit, por ende do të jetë shumë nxehtë. Priten po ashtu erëra nganjëherë të fuqishme nga jugu, jugperëndimi dhe juglindja. Paradite kryesisht me diell dhe zagushi. Pasdite eventualisht në mbrëmje do të ketë shtim lokal të vranësirave dhe zhvillime të stuhive të izoluara të shiut me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Stuhitë e shiut nuk do të kapin tërë territorin.

Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në jug kryesisht me diell dhe nxehtë, ndërsa në veri me vranësira e orëve të pasdites me zhvillime të stuhive lokale me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Shumë nxehtë edhe nesër në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës me mundësi për ndonjë stuhi të izoluar shiu (sidomos në territorin e Luginës së Preshevës) me vetëtima dhe bubullimë, por mbetet kryesisht thatë në shumë vende në këto rajone.

Rrebeshe dhe stuhi intensive nesër pritet të ketë në Mal të Zi.

Të Mërkurën në Kosovë vjen freskia e shumëpritur me vranësira të dendura, erëra veriore dhe rrebeshe lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme. Reshje lokale shiu priten edhe në pjesën veriore dhe qendrore të Shqipërisë dhe më pak në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.

Dita e Enjte do të jetë e freskët dhe vranësira e intervale kohore me diell me mundësi për ndonjë rrebesh kryesisht të dobët shiu.

Nga e Premtja stabilizim gradual, ndërsa në fundjavë rikthehet vapa verore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ky është polici i arrestuar në Prizren, u përfshi në përleshjen e djemve me dhëndrin