Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe pritet të lëvizin nga 13 minimalja deri në 34 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi  pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vapa verore do të fillojë të intensifikohet në tërë rajonin pa ndonjë gjasë për reshje atmosferike.

Të Mërkurën dhe ditëve në vijim pritet mot me diell dhe me vapë të fortë verore. Temperaturat do të rriten edhe më shumë duke arritur kulminaciont të Enjten deri në 38 gradë Celsius në Kosovë.

Orëve të pasdites priten disa zhvillime kryesisht disa vise kodrinore-malore me ndonjë stuhi të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të Premten shumë nxehtë, por pasdite destabilizm i atmosferës me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër, por zhvillimet nuk pritet të jenë shumë të mëdha dhe sipas ecurive aktuale ato pritet të jenë të izoluara. Temperaturat do të shënojnë ulje pasdite vonë dhe në mbrëmje./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Prishja e ashensorit në një banesë në Emshir: Pesë gra nga një familje të lënduara, njëra thyen këmbën