Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot mjaft i nxehtë veror dhe me vranësira të pakta lokale. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 33 gradë Celsius. Pasdite në disa vise të larta malore mund të ketë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Temperaturat maksimale deri në 34 apo 35 gradë Celsius vetëm në zonat më të nxehta të rajonit.

Të Enjten pas një ditë mjaft të nxehtë, pasdite në disa vise në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe juglindje të Shqipërisë priten zhvillime të fuqishme konvektive me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Stuhitë eventuale do të jenë krejtësisht të izoluara, por mund të jenë potencialisht të fuqishme në ato zona të izoluara ku zhvillohen. Temperatura do të jenë mjaft të larta dhe freskimi do të vjen vetëm në ato zonat ku zhvillohen vranësirat vertikale dhe rajonet afër.

Edhe dita e Premte do të jetë me vapë verore, ndërsa orëve të pasdites zhvillime të fuqishme, të izoluara priten në verilindje të Maqedonisë Veriore dhe Luginë të Preshevës. Në viset tjera zhvillimet pritet të jenë më të pakta.

Fundjava pritet të sjellë vapë verore dhe shumë diell./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Policia arreston dy të rinj në Prishtinë për vrasje në tentativë