Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vetëm në disa rajone do të zhvillohen duke krijuar kushte për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Do të fryjnë erëra mesatare e në disa zona nganjëherë të fuqishme kryesisht nga jugperëndimi, ndërsa temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Stuhi lokale priten orëve të hershme të mëngjesit në disa zona, ndërsa dita e enjten me vranësira e intervale kohore me diell dhe nganjëherë me reshje të pakta lokale.
Edhe dita e premte relativisht e ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell, vranësira lokale dhe ndonjë rrebesh i izoluar shiu.
Të Shtunën pasdite fillimisht në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore pritet të ketë shtim të madh të vranësirave me shi e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Deri në mbrëmje vonë reshjet e shiut do të përfshijnë edhe Kosovës. Temperaturat do të pësojnë ulje./MeteoBallkan