Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mjaft të ngrohtë, me zagushi dhe paradite kryesisht me diell.

Pasdite apo afër mbrëmjes do të ketë shtim të vranësira dhe zhvillime të tyre duke kushtëzuar rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit krejtësisht lokal, por në ato zona ku zhvillohen mund të ketë edhe breshër. Temperaturat maksimale parashihet të arrijnë deri në 25 apo 26 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Hënën parashihet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, por pasdite priten zhvillime të vranësirave dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë breshër, por reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.

Nga e marta na pret mot gjithnjë e më jo-stabil, me intervale kohore me diell, vranësira të shpeshta dhe zhvillime të fuqishme të tyre që orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të kemi reshje më intensive dhe mund të ketë edhe shtrëngata të izoluara, por të fuqishme afatshkurtra./MeteoBallkan

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Edhe “Lugati” e lë shtëpinë e Big Brother