Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot me vranësira të shpeshta dhe në disa vise me intervale kohore me diell.

Vende-vende mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh kalimtar shiu. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 20 apo 21 gradë Celsius.

Në Shqipëri të Hënën pritet të mbajë mot me vranësira dukshëm më të dendura dhe me rrebeshe të shpeshta shiu, lokalisht me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale priten edhe në Mal të Zi, ndërsa më të rralla parashihen në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës ku lokalisht priten edhe intervale kryesisht të shkurtra kohore me diell. Erërat në tërë rajonin do të jenë nga jugu, jugperëndimi dhe juglindja.

Të Martën na pret mot me vranësira të shpeshta dhe me mundësi edhe për riga lokale shiu ku vende-vende mund të jenë më intensive sidomos në pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi, por duke mos përjashtuar edhe viset tjera.

Të Mërkurën dhe të Enjten cikloni i fuqishëm me qendrën e tij afrohet edhe më shumë viseve tona, prandaj priten reshje e rrebeshe të shpeshta shiu në të gjitha viset tona. Vende-vende priten reshje intensive duke u shoqëruar edhe me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Rrëmbehet me armë si në filma një person në mes të Prishtinës