Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Temperaturat do të jenë mjaft të larta për këtë periudhë kohore dhe maksimale pritet të arrijë deri në 15 apo 16 gradë Celsius. Në disa zona mund të ketë riga afatshkurtra shiu kryesisht në veriperëndim të vendit.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell dhe në disa zona me mundësi për ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.
Ndryshimi i motit në Kosovë do të fillojë të Premten vonë pasdite me depërtim të një fronti të ftohtë ajror me reshje shiu të cilat në disa zona do të shndërrohen në reshje bore. Temperaturat do të fillojnë të ulen ndjeshëm.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, por edhe në Kosovë (paradite) e Premtja do të jetë ende e ngrohtë, me vranësira e intervale kohore me diell. Lokalisht me ndonjë rrebesh shiu sidomos në pjesën veriore të Shqipërisë.
Nga fundjava (sidomos e diela) na pret mot dukshëm më dimëror, me reshje të herëpashershme bore dhe me formimin e shtresave të reja të borës. Pritet të kemi depërtim më të thellë të temperaturave polare. Reshje nganjëherë të dendura bore kësaj radhe mund të kemi në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut dhe lindje e juglindje të Shqipërisë, por edhe në Kosovë do të kemi intervale reshjesh bore (Informata më të sakta për borë presim gjatë ditës së Premte).
Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe mund të kemi dy ditë apo tri që temperaturat maksimale nuk do të kalojnë në “plus” në shumë pjesë të Kosovës, pastaj edhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe viseve kontinentale të Shqipërisë./MeteoBallkan