Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vetëm në disa rajone mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat pritet të lëvizin nga 14 ato minimale deri në 28 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale në disa vise të cilat mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Rrebeshe paksa më intensive priten në disa rajone të Maqedonisë Veriore.

E hëna do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet përsëri rreth 30 gradë Celsius edhe në Kosovë. Rrallë në ndonjë zonë mund të ketë ndonjë zhvillim të izoluar.

Nga e marta do të vazhdojë moti i ngrohtë, por do të fillojnë të shpeshtohen edhe zhvillimet e vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në shumë zona kontinentale të territoreve tona. Freskim të motit do të ketë kryesisht në zonat që do të preken nga rrebeshet e shiut./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Gazetari shqiptar që veshi fanellën e Serbisë: Sporti është paqe