Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot me diell dhe shumë të nxehtë veror. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin dhe ato maksimale pritet të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Temperatura verore mbi 30 gradë Celsius në tërë rajonin.

Edhe të enjten do të jetë mjaft nxehtë. Mund të ketë ulje krejtësisht të lehta të temperaturave, ndërsa pasdite në disa vise kontinentale parashihen mundësi për zhvillimin e ndonjë rrebeshi krejtësisht të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Nga e premta ulje të temperaturave dhe priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në disa zona kontinentale të territoreve tona. Reshjet do të jenë tipike verore, ngase nuk priten ulje të mëdha të temperaturave, pra reshje të karakterit lokal. Një rajon përfiton rrebesh të fuqishëm e rajone tjera ndonjë rigë ose asnjë pikë shiu.

Në përgjithësi sipas parashikimeve më të fundit do të vazhdojë trendi i temperaturave mjaft të larta deri në fund të Shtatorit./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  18-vjeçari që vdiq pasi u rrah brutalisht, varroset sot në Podujevë