Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell.

Vende-vende parashihen zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 24 apo 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në disa rajone do të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në përgjithësi moti do të ketë tendencë përmirësimi gradual sidomos orëve të vonshme

Nga e enjta deri të shtunën na pret mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje deri afër 30 gradë Celsius maksimalja, ndërsa reshjet do të jenë krejtësisht të rralla ose inekzistente.

Të dielën përkeqësim i motit me shtim të vranësirave, ulje të temperaturave, erëra mjaft të freskëta nga veriu-verilindja e veriperëndimi dhe reshje lokale shiu./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes ish ushtari i UÇK-së nga Skënderaj