Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shtim të vranësirave të cilat vetëm në disa lokalitete mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh kalimtar shiu të karakterit lokal. Në shumë vise nuk priten fare reshje. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu dhe ajo maksimale mund të shkojë deri në 24 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të martën parashihen të mbajë mot me diell dhe shtim apo dendësim të madh të vranësirave në Shqipëri nga deti do të fillojnë rrebeshet e shiut të cilat do të përhapen në shumë vise tjera të Shqipërisë. Lokalisht priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në shumë vise të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Rrebeshe shumë të pakta priten thellë në jug të Shqipërisë, shumicën absolute të territorit të Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe veriut të Malit të Zi. Rrebeshet më intensive priten në veri-veriperëndim të Shqipërisë dhe jug të Malit të Zi.
E Mërkura sjellë reshje dhe rrebeshe lokale, përpos Shqipërisë edhe në Kosovë dhe disa vise në Maqedoninë Veriore. Reshjet do të jenë të karakterit krejtësisht lokal, ndërsa pas kalimit të frontit do të fillojë përmirësimi i motit edhe në ato rajone ku ka reshje.
Nga e Enjta ngrohtë dhe kryesisht thatë./MeteoBallkan