Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot më të ngrohtë, me intervale më të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale.

Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet deri në 22 apo 23 gradë Celsius. Pasdite vonë rrallë në disa do të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu për shkak të shtimit të konsiderueshëm të vranësirave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Pasdite në disa zona në Shqipëri dhe Maqedoni priten reshje lokale shiu si dhe ndonjë rrebesh lokal me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Të mërkurën reshjet rikthehen në gati të gjitha viset tona. Priten më shumë vranësira me reshje shiu, lokalisht edhe rrebeshe shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Mund të ketë edhe ndonjë interval kohor me diell sidomos në Shqipëri pas shiut.

Të Enjten dhe të Premten na pret mot i ndryshueshëm, me alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell, ndërsa reshjet dhe rrebeshet e shiut do të jenë mjaft të shpeshta./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Momenti kur djali i vogël i afrohet nënës së plagosur, e shikon nëse po merr frymë