Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me vranësira, por edhe me intervale kohore me diell nganjëherë.

Vende-vende, herë pas here priten reshje e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje dhe ajo maksimale pritet deri në 23 gradë Celsius. Nganjëherë mund të ketë erëra të fuqishme nga jugperëndimi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu e rrebeshe lokale intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë sërish ulje. Normalisht nuk do të ketë reshje pa ndërprerje, por vende-vende parashihen reshje mjaft intensive.

Fundjava na sjellë mot me vranësira të shumta më rrallë ndonjë interval kohor me diell. Temperaturat shënojnë ulje të mëtutjeshme dhe herë pas here priten reshje e rrebeshe shiu, më intensive të dielën. Në majat më larta mund të ketë fjolla bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Polica arreston dy “të fortit” në Pejë