Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot kryesisht me diell dhe me rritje të ndjeshme të temperaturave. Vranësirat do të jenë të pakta dhe lokale, ndërsa temperaturat shënojnë rritje të ndjeshme deri në 28 gradë Celsius maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite përgjatë bregdetit shqiptar dhe malazez priten rrebeshe kalimtare shiu me vetëtima dhe bubullimë, kurse më vonë rrebeshet intensifikohen në jug të Malit të Zi dhe veriperëndim-veri të Shqipërisë.

Të Premten shtim i madh i vranësirave dhe reshje shiu e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe shumë intensive shiu sidomos në shumë pjesë të Shqipërisë, por edhe disa vise të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Fundjava sjellë vranësira e ulje të mëtutjeshme të temperaturave. Parashihen reshje të herëpashershme shiu, në disa zona në formë të rrebesheve, ndërsa amtosferë e vjeshtës së vërtetë pritet të vendoset. Në majat e maleve mund të priten fjollat e para të borës./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Qeveria pagoi 147 mijë euro për shoqen e Gërvallës për lobim në ShBA, ajo përfundoi duke ngrënë sushi në Kosovë