Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot paradite ende ngrohtë dhe me diell ndërsa pasdite pritet të ketë shtim të vranësirave me tendencë të uljes së temperaturave.

Nganjëherë lokalisht priten reshje shiu. Gjatë natës dhe të martën intensifikim i reshjeve të shiut dhe pritet zbutje e thatësisë ekstreme. Temperatura maksimale deri në 31 gradë Celsius në mesdite me tendencë uljeje pasdite.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të ketë shtim të vranësirave sidomos pasdite dhe lokalisht reshje shiu. Në mbrëmje dhe gjatë natës përkeqësim dramatik i motit me zhvillime të stuhive të fuqishme të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Priten rrebeshe mjaft intensive sidomos në pjesë të Shqipërisë bregdetare dhe Malit të Zi. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme gjatë dhe pas ardhjes së shtrëngatave të fuqishme.

Të Martën na pret mot i vranët dhe me reshje të dendura shiu ku mund të ketë edhe vërshime të shpejta. Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme.

Të Mërkurën reshjet pushojnë në Shqipëri, por mund të vazhdojnë ende në disa vise në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, ndërsa më vonë reshjet pushojnë në tërë rajonin./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Histori emocionale: Hoxha Fatmir Latifi tregon se si Daut Haradinaj ia pagoi Haxhin plakut nga Dukagjini