Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot me diell, por edhe me shtim të vranësirave. Do të vazhdojë vapa e fortë verore me temperatura maksimale deri në 33 gradë Celsius.
Pasdite në disa zona kryesisht kodrinore-malore parashihen rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Ndryshe do të jetë situata në Shqipëri. Pas intervaleve kohore me diell gjatë ditës parashihen zhvillime të fuqishme dhe në disa zona rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Zhvillimet do të jenë në zona lokale të koncentruara më shumë në viset kodrinore-malore.
Rrebeshe shiu nesër pasdite parashihen edhe në perëndim dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut dhe veri të Malit të Zi, ndërsa në Luginë të Preshevës dhe viset tjera të Maqedonisë së Veriut pritet mot më stabil.
Masat ajrore ciklonike po forcohen gjithnjë e më shumë në Mesdheun perëndimor. Anticikloni afrikan po vjen duke u dobësuar në Gadishullin Ballkanik. Kjo nënkupton se moti do të fillojë të destabilizohet gradualisht gjithnjë e më shumë sidomos në Shqipëri. Temperaturat mbesin të larta, por me tendencë uljeje graduale sidomos në kohën dhe zonat e rrebesheve të shiut. Erërat jugore do të fuqizohen ditëve të ardhshme dhe së bashku edhe jo-stabilietet atmosferike, megjithatë në Kosovë ende mbetet nxehtë.
Reshjet herëpashershme e shiut fillimisht do të shfaqen dhe shpeshtohen në Shqipëri, ndërsa pas disa ditëve edhe në Kosovë./MeteoBallkan