Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot do të vazhdojë moti me temperatura mjaft të larta dhe zagushi, por orëve të pasdites në disa vise parashihen zhvillime konvektive dhe si pasojë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Më së shumti zhvillime priten në veriperëndim të vendit, por lokalisht edhe në disa zona tjera. Temperatura maksimale deri në 34 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Pasdite vonë zhvillime të fuqishme konvektive priten në Mal të Zi dhe thellë në veri të Shqipërisë. Në viset tjera vranësirat do të jenë më të pakta dhe izoluara.

Ditëve të ardhshme, apo nga e mërkura atmosfera do të jetë gjithnjë e më jo-stabile. Parashihen intervale kohore me diell dhe zhvillime të shpeshta të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Temperaturat do të pësojnë ulje, por jo shumë të theksuara.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe nuk do të ndikojnë shumë në zbutjen e thatësisë ekstreme në tërë territoret, por në disa zona megjithatë mund të kemi sadopak zbutje të thatësisë ekstreme./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Dhërmia e boshatisur, pronarët e hoteleve ankohen për mungesë të turistëve