Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Pasdite vetëm në disa zona parashihen zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Atmosfera do të ketë tendencë stabilizimi, por jo të plotë. Temperatura maksimale deri në 31 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite në zonat lindore të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Në zonat tjera nuk priten më zhvillime ose fare pak.

Të Enjten mot i ngjashëm sikur të mërkurën. Vapa (jo aq e madhe) kthehet përsëri, por në disa rajone të Kosovës do të fryjnë erëra të freskëta.

Nga e Premtja më nxehtë dhe kryesisht me diell, por në disa zona të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut priten zhvillime të izoluara kryesisht në viset kodrinore-malore. Më të pakta zhvillimet do të jenë në Kosovë. Temperaturat prapë mbi 30 gradë Celsius./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vetaksident në Baic të Istogut, vetura rrokulliset jashtë rrugës