Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot më të freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe mjaft intensive shiu me breshër dhe mund të ketë vërshime të shpejta. Temperaturat maksimale pas një kohe të gjatë nën 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira e reshje shiu si dhe rrebeshe intensive lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset bregdetare gjatë natës dhe mëngjesit të së Martës priten shtrëngata lokale shiu, ndërsa dita e martë sjellë përmirësime lokale. Në viset gjatë tërë ditës mot jo-stabil, me alternime mes intervaleve kohore me diell, vranësirave e rrebesheve të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Mund të ketë shtrëngata të fuqishme lokale.

Nga e mërkura na pret mot me intervale më të gjata kohore me diell, por nuk ka stabilizim të motit. Pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset bregdetare më shumë diell e më pak rrebeshe./

Lexo edhe:  Po transportonte drunj ilegalisht me furgon, policia ia konfiskon të dyjat