Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot mjaft jo-stabil, por ende të ngrohtë sidomos para reshjeve. Parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat do të fillojnë të zhvillohen dhe dendësohen duke kushtëzuar rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Temperaturat do të pësojnë ulje veçanërisht gjatë dhe pas rrebesheve dhe shtrëngatave eventuale të shiut. Maksimalja parashihet deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot mjaft jo-stabil me zhvillime fuqishme të vranësirave të dendura të cilat pritet të sjellin rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Shtrëngata shiu priten edhe në gati të gjitha viset bregdetare të cilat nganjëherë mund të jenë intensive.

Rrebeshe intensive lokal parashihen edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Vende-vende parashihen shtrëngata të fuqishme me shira të rrëmbyeshëm.

Të Martën pak më freskët. Priten vranësira e intervale kohore me diell dhe zhvillime të reja konvektive të cilat parashihet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Bregdeti do të fillojë të qetësohet gjatë ditës së Martë nga rrebeshet intensive paraprake.

Nga e mërkura pak më freskët dhe priten intervale kohore të gjata me diel dhe vranësira lokale. Ende në disa zona në Kosovë dhe viset kodrinore-malore parashihen rrebeshe lokale shiu me ndonjë bubullimë. Intensiteti i reshjeve do të jetë dukshëm më i ulët, ndërsa atmosfera do të ketë tendencë stabilizimi gradual./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Sulmohet seksualisht një vajzë 14-vjeçare në Gjakovë, Policia e arreston të dyshuarin