Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Do të fryjnë erëra nganjëherë të freskëta nga verilindja, ndërsa temperatura maksimale nuk parashihet të shkojë mbi 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë veror. Më freskët në viset kontinentale.

Edhe e marta jo shumë e nxehtë, por me diell dhe vranësira lokale ku mund të ketë edhe ndonjë rigë të dobët lokale shiu. Temperatura maksimale në Kosovë deri në 30 gradë Celsius. Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore më nxehtë.

Nga e Mërkura parashihet të fillojë vala më e re e nxehtësisë e cila mund të jetë mjaft e gjatë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Peci shpenzon veç 1 mijë euro në verë të kuqe e të bardhë