Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me diell dhe jo aq shumë i nxehtë dhe pa ndonjë gjasë për reshje atmosferike.

Do të fryjnë erëra paksa të freskëta nga veriu e verilindja, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 31 gradë Celsius në Dukagjin.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe stabil. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë, ndërsa temperaturat do të shënojnë ulje të lehta.

Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat do të fillojnë të rriten prapë për të kulmuar të Enjten dhe të Premten. Edhe për fundjavë nxehtë, por jo tërësisht stabil. Në disa zona do të ketë gjasa për ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Xhuli: Asnjë fshat nuk është pa asfalt në Drenicë