Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror, por temperaturat do të shënojnë ulje të lehta për shkak të erërave paska më freskuese nga veriu dhe verilindja.

Rrallë në ndonjë rajon pasdite mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperaturat maksimale deri në 34 gradë Celsius në Dukagjin. Në përgjithësi temperaturat do të kenë tendencë ulje të lehta.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror. Do të jetë shumë nxehtë sidomos në zonat më të nxehta të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Temperaturat deri afër 40 gradë Celsius. Pasdite rrallë në disa zona malore mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.

Një front i ftohtë ajror që po sjellë stuhi shiu në Slloveni dhe disa pjesë tjera të Ballkanit do të shkaktojë këto ulje të lehta të temperaturave në disa nga territoret tona, por ky front i dobësuar nuk do të sjellë reshje atmosferike, prandaj ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht me diell dhe jo shumë i nxehtë në disa nga viset tona kontinentale- sidomos në Kosovë,  por vazhdon nxehtësia në viset tona mesdhetare./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Parashikimi i motit ditën e sotme