Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet menjëherë stabilizim i motit. Parashihen intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kryesisht të pakta lokale.

Temperaturat maksimale parashihen deri në 28 gradë Celsius. Do të fryjnë erëra paksa të freskëta dhe në disa zona mund të jenë të fuqishme nga veriu.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu. Temperaturat deri në 34 apo 35 gradë Celsius në viset më të nxehta të Shqipërisë, prandaj atje nuk ndërpritet fare vala e nxehtësisë.

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale do të mbajë ditëve të ardhshme, ndërsa reshjet do të jenë të rralla dhe të pakta. Temperaturat do të fillojnë të rriten menjëherë. Vala e re e nxehtësisë në Kosovë fillon të shtunën./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vdekja e kosovarit në Valbonë, kërkim-shpëtimi i Kosovës thotë se Shqipëria nuk e ofroi helikopterin për gjetjen e tij