Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror, megjithatë temperaturat do të fillojnë të ulen. Pasdite parashihen zhvillime të izoluara konvektive ku vende-vende mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Temperatura maksimale deri në 36 gradë Ceslius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave konvektive ku vende-vende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshëer kryesisht në zonat kodrinore-malore. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë shumë të larta.
Loading…
Edhe e Premtja e nxehtë, por temperaturat do të kenë tendencë uljeje kryesisht të lehta. Pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Sipas ecurive aktuale sinoptike të shtunën në Kosovë priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperaturat do të ulen po jo shumë. megjithatë më në fund do të marrim frymë më lirshëm pas nxehtësisë ekstreme. Në Shqipëri shumë më pak stuhi dhe vazhdojnë temperaturat e larta atje.
Shtrëngata të fuqishme shiu të shtunën pasdite priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës , veri të Malit të Zi dhe aty-këtu në Shqipërinë lindore