Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot në Kosovë na pret mot shumë i nxehtë dhe me diell, por edhe me vranësira lokale orëve të pasdites.

Këto vranësira mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh krejtësisht të izoluar shiu, por pjesa absolute e vendit do të ballafaqohet me vapën ekstreme. Temperatura maksimale deri në 38 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe eksremisht i nxehtë veror. Temperaturat maksimale mbi 40 gradë Celsius në viset më të nxehta të viseve tona, kurse orëve të pasdites në disa vise kodrinore-malore parashihen disa zhvillime dhe ndonjë rrebesh i shkurtër shiu me bubullimë.

Vapa ekstreme verore do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, por stuhitë e forta lokale i afrohen Ballkanit dhe priten zhvillime edhe në viset tona por ende krejtësisht të izoluara dhe atë kryesisht në vise kodrinore-malore. Stuhi më të përhapura priten nga e Enjta ku vende-vende presim freskim të shumëpritur të motit me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Tragjike: Vdes një punëtor i fabrikës “Linda Group”, ra në makinën për përzierjen e betonit