Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat pritet të luhaten nga 17 ajo minimale deri në 36 gradë Celsius ajo maksimale.

Pasdite përreth disa viseve malore mund të ketë disa zhvillime të vranësirave me ndonjë rrebesh të izoluar.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Pasdite kryesisht në zonat malore në qendër dhe lindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut parashihen zhvillime konvektive që do të kushtëzojnë ndonjë stuhi të fuqishme të izoluar dhe afatshkurtër.

Ditëve të ardhshme na pret mot me diell dhe i nxehtë, madje priten rritje të mëtutjeshme të temperaturave. Pasditeve do të ketë gjasa për zhvillime konvektive përreth zonave malore kryesisht, me ndonjë stuhi të izoluar dhe afatshkurtër. Për fundjavë jashtëzakonisht nxehtë dhe me zhvillime të izoluara. Këto zhvillime nuk do të kënaqin të gjithë, madje shumë pak, por në disa zona do të ketë freski afatshkurtra./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Udhëtimi pa viza, këto dokumente duhet t’i posedoni që të udhëtoni