Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror.
Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 35 gradë Celsius dhe mund të ndodhë edhe ndonjë gradë më shumë.
Për shkak të nxehtësisë dhe rrezeve UV rekomandohet kujdes i shtuar orëve të mesdites.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror, me temperatura mbi 35 gradë Celsius në zonat më të ngrohta të viseve tona.
Të Martën destabilizim gradual i atmosferës. Pritet të ketë shtim të vranësirave dhe dendësim i tyre të cilat pastaj do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima bubullimë dhe mundësi për breshër. Vende-vende mund të krijohet ndonjë shtrëngatë e fuqishme, ndërsa temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme.
Rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër lokal të Martën do të ketë edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, ngase fronti do të jetë i fortë dhe gati gjithëpërfshirës, por reshjet megjithatë nuk do të jenë gjithëpërfshirëse. Vende-vende mund të ketë shtrëngata të fuqishme me breshër, ndërsa rrebeshe shiu priten edhe në bregdet, me përjashtim ndoshta të jugu të Shqipërisë.
Nga e mërkura më freskët, por me përmirësim gradual të motit. Rrebeshe të pasditeve priten kryesisht në shumë zona të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e më pak në Kosovë./MeteoBallkan