Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Vranësirat do të jenë të pakta dhe të izoluara, por mund të zhvillohen në disa zona kryesisht kodrinore-malore dhe të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të fuqishëm, shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe ajo maksimale parashihet deri në 33 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot shumë i nxehtë veror, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Pasdite në disa vise malore do të mund të vërehen disa zhvillime konvektive që edhe mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Ditëve të ardshme vazhdon intensifikimi i vapës verore. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme, kurse zhvillimet konvektive edhe ashtu të pakta do të pakësohen edhe më tutje. Për vikend shumë nxehtë dhe me temperatura mbi 35 gradë Celsius, por mund të vërejmë një tendenceë të kthimit të zhvillime konvektive./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Temperatura të larta në dy ditët e ardhshme, IKSHPK del me një thirrje për qytetarët