Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot shumë i nxehtë dhe me zagushi të fortë, por edhe me vranësira e rrebeshe lokale shiu në disa rajone sidomos në veri të vendit.

Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 32 gradë Celsius, ndërkohë që ne vendet fqinje veriore priten shtrëngata të forta shiu dhe breshëri.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. do të jetë shumë nxehtë sidomos në Maqedoninë veriore dhe shumë zona të Shqipërisë. Në Mal të Zi pritet destabilizim i atmosferës me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Disa nga këto zhvillime mund të kalojnë edhe në Kosovë, por kjo mbetet të shihet.

Edhe e Enjtja ditë e ngrohtë dhe vende-vende me zagushi, por me shtim të vranësirave dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat me tendencë ulje të lehta, kurse shtrëngata të reja të fuqishme priten në shtetet fqinje veriore.

Të premten freskim dhe destabilizim i fuqishëm i atmosferës, me rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme. Më pak reshje priten në jug të Shqipërisë dhe jugperëndim të Maqedonisë së Veriut. Më së shumti rrebeshe intensive priten në Kosovë.

Nga fundjava stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave. Nga e diela mund të fillojë vala e re tropikale./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vendet që mbesin pa energji elektrike sot