Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat rrallë në disa zona mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh afatshkurtër  shiu. Temperatura do të vazhdojnë të jenë të larta, me tendencë të uljesë së lehtë të tyre dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Më së nxehti do të jetë në Maqedoni dhe qendër e jug të Shqipërisë.

Të Mërkurën ende ngrohtë, kurse në Kosovë pasdite vonë vetëm në disa vise rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Të Enjten dhe të Premten destabilizim gradual i motit me rrebeshe lokale shiu të herëpashershme, fillimisht në Kosovë dhe veri të Shqipërisë, pastaj të premten edhe në shumë tjera të Shqipërisë dhe në Maqedoninë Veriore. Temperaturat do të shënojnë ulje sidomos të premten, kurse për vikend përmirësim gradual i motit dhe rritje e sërishme e temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Haradinaj e nderon Medën me medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”