Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat do të luhaten nga 9 ajo minimale deri në 26 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë pranveror dhe veror.

Mot i ngjashëm na pret dhe të martën por me shtim lokal të vranësira. Nën ndikimin e plotë anticiklonik sot dhe nesër do të kemi mot stabil dhe me diell.

Të mërkurën do të fillojë ndikimi i një cikloni nga Italia. Si pasojë parashihen zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë dhe kjo mund të shënojë fillimin e sezones së shtrëngatave lokale pranverore dhe verore me bubullima. Reshjet dhe rrebeshet e shiut do të jenë të karakterit lokal./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vazhdojnë garat me vetura, dënohen me nga 150 euro dy të rinj në rrugën Prishtinë-Ferizaj