Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot rikthehen vranësirat e dendura dhe reshjet e herëpashershme të shiut.

Temperaturat përsëri do të shënojnë ulje, ndërsa gjatë gjithë ditës priten reshje të herëpashershme, lokale shiu. Lokalisht mund të ketë edhe rrebeshe shiu, ndërsa temperatura maksimale vështirë që do të rritet mbi 12 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje lokale, të herëpashershme shiu. Lokalisht parashihen rrebeshe shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Reshje bore vetëm në zonat e larta malore.

Nga e Premtja parashihet të kemi përmirësim gradual të motit., Temperaturat do të shënojnë rritje progresive, ndërsa reshjet do të rrallohen dukshëm, megjithatë ende parashihet rrebeshe afatshkurtra, të izoluara shiu në disa zona të caktuara.

Fundjava me mot pranveror dhe veror./MeteoBallkan

 

Lexo edhe:  Rita Ora: Jam shqiptare krenare, flamuri mu dha nga një fans, më pas e kuptova se ishte serb