Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot do të kemi ulje të temperaturave dhe largimin e pluhurit Saharian dhe kjo do të shkaktohet nga fronti i ftohtë dhe ajri më i pastër që vjen nga veriperëndimi i Kontinentit.

Gjatë ditës priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale, ndërkohë që pasdite mund të ketë disa zhvillime të izoluara konvektive që mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale rreth 19 apo 20 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta, ndërkohë reshje e rrebeshe shiu priten sonte në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë. Në viset tjera reshjet do të jenë të pakta dhe izoluara.

Nga e mërkura na pret mot më i këndshëm dhe ajri do të jetë më i pastër. Temperaturat maksimale në Kosovë rreth 20 gradë Ceslius. Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore më nxehtë. Të enjten mund të kemi edhe një front të dobësuar të ftohtë ajror me rrebeshe krejtësisht të izoluara dhe të pakta shiu, ndërkohë që nga e premtja temperaturat shënojnë rritje të reja./MeteoBallkan

Lexo edhe:  “Trepça” hap konkurs, kërkon 50 punëtorë