Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Nën ndikimin e anticiklonit afrikan do të kemi rritje të mëtutjeshme të temperaturave dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 24 gradë Celsius. Pasdite vonë priten disa vranësira të shtresave të larta, por pa asnjë gjasë për ndonjë reshje.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe i ngrohtë pranveror, madje në disa vise edhe veror.

Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin.

Edhe më ngrohtë do të jetë motit të dielën dhe të hënën kur temperaturat maksimale në Shqipëri mund të arrijnë deri në 30 gradë Ceslius, ndërsa në Kosovë deri në 26 gradë Celsius. Mund të ndodhë edhe ndonjë shkallë më lart. Vranësira do të ketë kalimtare nganjëherë vetëm të shtresave të larta, ndërsa të dielën do të rritet koncentrimi i pluhurit saharian.

Destabilizim të motit dhe ulje të temperaturave presim të martën, por reshjet do të jenë të karakterit krejtësisht lokal dhe të izoluara ku në disa vise të Kosovës mund të ketë stuhi të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Kryetari i Zubin Potokut, Zeqiri e bënë vajzën drejtore në komunë